Bota Bill Gates: Këto 3 profesione do të jenë më të suksesshmet në...

Bill Gates: Këto 3 profesione do të jenë më të suksesshmet në tregun e punës

Miliarderi Bill Gates tregoi për 3 profesionet që do të kenë më tepër sukses në tregun e punës, në të ardhmen. Nisur nga sugjerimet e Gates-it, duket se do të penalizohen disi ata që nuk shkëlqejnë me shifrat dhe shkencën.

Bazuar në disa të dhëna që ka mbledhur, themeluesi i Microsoft-it, pohoi se në vitet në vazhdim, njerëzit më të kërkuar në tregun e punës do të jenë ata që vijnë nga fusha e shkencës, inxhinierisë dhe ekonomisë. Në një bisedë me Daniel Roth-in nga LinkedIn, Gates u shpreh:

“Mendoj se duhen njohje të shkencave, aftësive në matematikë, ekonomi… Në të ardhmen, do të ketë kërkesë të lartë nga këto fusha.”

“Nuk është e domosdoshme që të shkruani në kode, por duhet të kuptoni çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë.”- vijoi ai më tej. Ai theksoi se personat e suksesshëm që do të vijnë nga këto fusha, do të jenë në gjendje të sjellin ndryshime në të gjitha institucionet.