Sport Botërori, Blinken zbulon skuadrën që do të mbështesë nëse eliminohet SHBA

Botërori, Blinken zbulon skuadrën që do të mbështesë nëse eliminohet SHBA

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit në SHBA, tha se do të mbështesë skuadrën e Francës në rast se Amerika eliminohet në raundin tjetër në Kupën e Botës. Dhe duket se shkak për këtë është fëmijëria e Blinken. Ai ka jetuar në vogëli në Paris.

“Mbështes Shtetet e Bashkuara, por nëse nuk ia dalin deri në fund dhe Franca shkon, epo në atë rast, “Allez les Bleus””, ka thënë Blinken për France 2 Tv.

Komentet e Blinken erdhën pasi Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel Macron synuan të tregonin lidhjet e forta dhe miqësitë politike midis Francës dhe Amerikës, teksa Macron bëri një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Për raundin e 1 të 16, SHBA do të luajë kundër Holandës, ndërsa Franca do të përballet me Poloninë.