“Ja dola të heq dorë nga alkooli falë këtij djali, dhe që nga ajo kohë, çdo ditë është më e bukur. Të dua shumë”.
Brad Pitt falenderon kështu mikun e tij Bradley Cooper në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të përvitshme të “National Board of Review”, pas fitores së arritur në Golden Globe, ku mori çmimin si aktori më i mirë joprotagonist për rolin në filmin “Na ishte një herë.. në Hollywood”. Për yllin hollivudian kjo ishte një nga herët e pakta ku ai flet për varësinë nga alkooli.
Brad Pitt accepts the Best Supporting Actor Award for ONCE UPON A TIME IN HOLLYWOOD from Bradley Cooper at #NationalBoardOfReview #NBR pic.twitter.com/HS6mUVOWSD
— Matt Neglia (@NextBestPicture) January 9, 2020
Pas ndarjes traumatizuese nga Angelina Jolie në vitin 2017, Brad Pitt kaloi mbi një vit e gjysmë në një qendër për alkoolistët anonimë dhe ka rrëfyer së fundmi se që nga ajo kohë nuk e ka “ngritur më bërrylin” nga tavolina.
Herën e parë që Pitt foli për raportin e tij me alkoolin ka qenë në një intervistë të dhënë në majin dhjetor për revistën “Interview”. Aktori rrëfeu të gjitha gabimet që ka bërë dhe u shpreh se është mirënjohës dhe për këtë eksperiencë pasi e ka bërë më të mençur.