Bota Brenda burgut të parë privat në Britani, pamje nga lumi dhe duket...

Brenda burgut të parë privat në Britani, pamje nga lumi dhe duket si një hotel

Mund të duket si një hotel, por në fakt është burgu i parë privat në Britaninë e Madhe.

Me dritare pa hekura dhe me pamje nga lumi, në këtë burg pritet të vuajnë dënimin deri në 1680 të burgosur, duke e bërë atë më të madhin në Angli. Ai do të kushtojë 253 milionë paund. Deri në tetor të këtij vitit është parashikuar që aty të përfundojnë punimet.

Burgu i kategorisë C shihet si një shembull i qeverisë për të krijuar “burgun modern”. Grupi Kier ka përdorur materiale të riciklueshme për ndërtimin e godinës, e cila do të mbulohet me panele diellore.

Jo vetëm ambienti i brendshëm, por edhe ai i jashtëm pritet të jetë i ndryshëm nga burgjet normale. Fotot e shkrepura nga ajri tregojnë ambientin e jashtëm ku do të ndërtohen edhe 4 fusha futbolli për të burgosurit. Forma e godinave u mundëson gardianëve, të vendosur në qendër, të kontrollojnë të gjitha qelitë.

I burgosuri i parë do të dërgohet këtu më 8 janar të vitit të ardhshëm.