Extra Bukuroshja shqiptare shpallet Miss New York USA dhe është kaq e bukur!...

Bukuroshja shqiptare shpallet Miss New York USA dhe është kaq e bukur! (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e kompeticionit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA, Miss New York USA, 2019.

Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte bukuroshja me origjinë shqiptare, Florinda Kajtazi.

Tashmë 27-vjeçarja nga Kosova që jeton në Yonkers, New York, do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të Miss USA, që është kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas konkurrencës së fortë prej ku u shpall fituese, le t’i urojmë Florindës fat dhe suksese të mëtejshme!