Aktualitet Burg për Bledar Toçin, masa e sigurisë në spital për policin që...

Burg për Bledar Toçin, masa e sigurisë në spital për policin që vrau në Kavajë

Bledar Toci

Bledar Toçi polici që vrau Dritan Hoxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjas do të qëndrojë në burg. Masa e sigurisë ndaj tij iu dha në ambjentet e spitalit në Durrës ku dhe është shtruar. Toçi akuzohet për vrasje me dashje të Dritan Hoxhollit dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Toçi i cili mori një plumb në qafë, vrau me Hoxhollin me armën e tij të shërbimit në kushtet e vetëmbrojtjes.

Të paktën ky është versioni i policisë, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 17 gëzhoja.

Toçi ndodhej në shtëpinë e Marsida Qatjas bashkë me një tjetër shok të saj. Kur ish i dashuri 30-vjeçares hyn në shtëpi e qëllon me kallashnikov, ndërsa Toçi kundërpërgjigjet duke e lënë të vdekur në vend.

Flet avokati

Pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg ndaj Bledar Toçit ka reaguar edhe avokati i tij Luan Mansaku. Në një prononcim për mediat Mansaku tha se Bledar Toçi ka qenë në kushtet klasike të vetëmbrojtjes sepse ndaj Bledarit është qëlluar dy herë me armë.

“Bledar Toçi ka qenë në kushtet klasike të vetëmbrotjes sepse ndaj bledarit është qëlluar dy herë me armë, janë të dhënat në dosje. Masa e kërkuar nga prokurori nuk përputhet me atë që thotë ligji. Ne kërkuam për këto arsye arrest në shtëpi”.