Extra Carla Bruni vjen në Shqipëri! Koncert madhështor më 21 qershor

Carla Bruni vjen në Shqipëri! Koncert madhështor më 21 qershor

Carla Bruni vjen në Shqipëri.

Më 21 qershor, në ditën e Festës së Muzikës, kantautorja dhe modelja e njohur, do të këndojë në Butrint.

Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, do të këndojë plot 11 këngë nga albumi i fundit në teatrin e parkut kombëtar:

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, është shprehur Carla.

“French touch” Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017.

Ajo ka shitur rreth 5 milionë kopje albumi nga e gjithë krijimtaria e saj.