Kruja është epiqendra e kombit shqiptar, aty ku Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu mbrojti për vite me radhë trojet e vendit nga pushtuesit osmanë. Muzeu Kombëtar i dedikuar heroit ndodhet në Kalanë e famshme të Krujës, e në të rrëfehet e gjithë historia e luftërave epike të tij.
Kruja është e njohur dhe për Pazarin e saj, që krijon një urë perfekte mes të shkuarës së lavdishme të qytetit dhe të tashmes, duke ofruar produkte të vjetra apo prodhime artizanale të cilësisë së lartë.
Origjina e emrit: Krua nga burimet e shumta të ujit
Themeluar: Në shekullin e XII
Gjurmët më të vjetra: Vendbanim ilir që në shekullin e III para erës së re. Për herë të parë emri “Krujë” përmendet në shekullin e IX ne një dokument kishtar të vitit 879-të redaktuar nga peshkopi i krahinës, në përmbajtje të së cilit citohet ne latinisht, emri i qytetit “Croia” (Krua).
Pushtuar nga: Turqit
Objektet më kryesore: Kalaja e Krujës, monumenti i Skënderbeut dhe pazari i vjetër.
Data me rëndësi historike kombëtare: Pushtimi i parë otoman në 1369 dhe për herë të dytë në 1415. Dështimet e tre rrethimeve otomane 1450, 1466, 1487. Lindja dhe vdekja e Skënderbeut në 6 maj 1405 dhe vdekja e tij në 17 janar 1468.