Mediat greke e cilësojnë si të rëndësishme vizitën e ministrit të jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati në Athinë.
Sipas tyre gjatë takimit që shefi i diplomacisë shqiptare do të ketë më homologun e tij grek pritet që të diskutohen disa çështje.
Korrigjimi i teksteve, krijimi i varrezave për ushtarët grekë, diskutimi i marrëveshjeve të arritura për të kaluar në zbatim si dhe përgatitja e grupeve punuese mes dy vendeve për një traktat të ri të miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të jenë çështjet kryesore që do të diskutohen.
Bushati do të jetë në Athinë në 2 dhe 3 mars.
Mediat greke duke cituar burime diplomatike shkruajnë se kërkohet të arrihet ulja e tensioneve mes dy vendeve.