Ekonomi Miku – Institucioni më i besueshëm financiar për Shqiptarët

Miku – Institucioni më i besueshëm financiar për Shqiptarët

Sipas raportit Global Findex të Bankës Botërore , 80% e shqiptarëve që kanë marrë hua gjatë vitit të fundit i janë drejtuar miqve dhe të afërmve. Ky fenomen është specifik për
shqiptaët por jo për bashkëkombasit tanë kosovarë ose për rajonin. Kjo statistikë përvecse një tregues i  lidhjeve të ngushta familjare dhe shoqërore që egzistojnë në vendin tonë flet edhe për një nivel të lartë informaliteti ne treg dhe pamundësinë e shqiptarëve për të gjetur të ardhura në rast të papriturash.

Aftësia për të gjetur të ardhura në rast emergjencash varet shumë edhe nga ‘miku’ që kë, cfarë do të thotë se 1 në 3 shqiptarë ngelet në mëshirë të fatit në rast se has në shpenzime të papritu
ra. Gjysma më e varfër e shqiptarëve është akoma më vulnerabël dhë plot 25% e shqiptarëve nuk kanë asnjë plan B.

Rastet e papritura mund të jenë të shumëllojshmë – që nga martesat e funeralet deri tek arsimimi dhe shëndeti. Ky i fundit duket se është motivi kryesor i huamarrjes për shqiptaret. 1 ne 3 shqiptarë ka marrë hua për arsye shëndetësore gjatë jetës së tij – fakt shqetësues dhe që duhet t’i mëshojë idesë së shëndetësisë falas.

Nga ana tjetër është inkurajuese të shohësh se Shqipëria është vendi ku më shumë njerëz marrin kredi për arsimim, shenjë që tregon dëshirën e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.