Sport Çfarë po ndodh me Milan? Pëson humbjen e dytë radhazi

Çfarë po ndodh me Milan? Pëson humbjen e dytë radhazi

Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A. Pas disfatës me rezultatin 4-3 ndaj Fiorentinës fundjavën e kaluar, kuqezinjtë u mposhtën edhe nga Sassuolo, kësaj radhe në San Siro, me rezultatin 1-3.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të kapitenit Alessio Romagnoli, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli nuk arriti të kontrollojë ndeshjen, duke u përmbysur që në pjesën e parë.

Scamacca me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone barazoi shifrat, ndërkohë që autogoli i pafat i Simon Kjaer i dha avantazhin miqve.

Në pjesën e dytë, Berardi shënoi edhe golin e tretë për Sassuolo, ndërkohë që Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq disa minuta më pas, pas një faulli si lojtar i fundit.