Kryesore Çfarë po ndodh në detin Jon? Zgjerimi i Greqisë nuk përfshin ishujt...

Çfarë po ndodh në detin Jon? Zgjerimi i Greqisë nuk përfshin ishujt që mund të provokonin Turqinë

Pas përfundimit të marrëveshjes për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes Athinës dhe Romës, fakte të reja janë duke u krijuar nga zgjerimi i zonës bregdetare të Greqisë në detin Jon nga 6 deri në 12 milje.

Hapat e ardhshëm të qeverisë greke përfshijnë negociata të afërta me qeverinë shqiptare për të zgjidhur çështjen e pazgjidhur në lidhje me zonat detare. Në të njëjtën kohë, siç njoftoi edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, kanë nisur punën grafistët e oqeanëve, me qëllim zgjerimin e ujërave territoriale në kuadrin e përcaktimit të zonës ekskluzive ekonomike të dakorduar edhe me Egjiptin.

“Ne nuk mund të përdorim vetëm ligjin ndërkombëtar. Duhet ta zbatojmë atë si një vend që respekton ligjin  mbi detin. Prandaj, një masë për të zgjeruar zonën detare në kontekstin e marrëveshjes Greko-Egjiptiane, siç ndodhi pas marrëveshjes me Italinë, është e përshtatshme, por koha për ta bërë këtë varet në maturinë e qeverisë në mënyrë që të mos prekë marrëdhëniet e tensionuara me Turqinë”, shprehet për Euronews Konstantinos Filis, analist.

Zgjerimi në Jon shtrihet në Kepin Tenaraos, kështu që nuk përfshihen ishujt Kithyra dhe Antikythira, çka mund të provokonte një reagim turk, në një kohë kur tensionet mes Athinës dhe Ankarasë duket se po përshkallëzohen çdo ditë.

“Për sa kohë që gjërat mbeten në një nivel të lartë tensioni, makinat drejtohen nga njerëzit dhe ekziston një përqindje e madhe e gabimit njerëzor, aksidenteve  madje edhe provokimeve, të cilat do të mund të çojnë në një konflikt mes shteteve anëtare të NATO-s”, tha Filis.

Për momentin përmes ministrit të Mbrojtjes, Ankaraja po përsërit kërkesën e saj për bisedime dypalëshe me Athinën. Ministri nuk u ndal tek kërcënimet por tek masat që duhen marrë për rindërtimin e besimit.