Aktualitet Çfarë tha Sokol Balla në nisje të emisionit të ri dhe cilët...

Çfarë tha Sokol Balla në nisje të emisionit të ri dhe cilët analistë ka tërhequr tek Vizion +

Twitter

Sokol Balla ka nisur sonte në Vizion+ emisionin e ri “Real Story”.

Bashkë me Ballën në ekranin e ri janë bashkuar edhe kolegët e tij të ish-Top Story, Arjan Vasjari, Agron Gjekmarkaj, Eduard Zaloshnja dhe Skënder Minxhozi.

Pasi bëri prezantimin e tij, Balla tha se “kjo ishte shtëpia e re, ku do të ishin sërish bashkë edhe miqtë e vjetër.”

Më pas iu drejtua Gjekmarkajt: “Si të duket shtëpia e re sepse ti më dukesh si më në dyshim?”

Gjekmarkaj tha se e rëndësishme ishte që ishin të gjithë bashkë.

Ndërsa në Top Channel pritet të nisë emisioni “Të paeskpozuarit” me Ylli Rakipin.