Sport Champions-i është ende një mision i mundur: 5 arsye pse Milan beson

Champions-i është ende një mision i mundur: 5 arsye pse Milan beson

Slogani për Milan-Lazio tashmë është bërë i qartë: vetëm fitore. Kuqezinjtë nuk kanë rrugë tjetër, duke pasur parasysh se Atalanta është në vendin e katërt dhe Lazio jo shumë larg.

Milani ka nevojë për pikë dhe ato duhet t’i marrë medoemos në shtëpi. Disa lajme të mira solli mbrëmja, kur Milani humbi në Torino, ku bëri disa gabime individuale dhe u largua nga stadiumi “Allianz” me një kontestim ndaj arbitrave. Megjithatë, Gattuso tha: “Duhet të ketë gjëra të mira, të mbetura nga kjo lojë. Ne jemi ende gjallë”.

Po, këtë herë, Milani duket të ketë një bazë, nga e cila të fillojë përsëri të përballet me sprintin përfundimtar sezonal: taktik, rezultativ dhe emocional. Kjo është arsyeja, pse ai mund dhe duhet të besojë.

Loja

Le të specifikojmë menjëherë: në Torino, loja e kuqezinjve nuk ishte “poezi” për 90 minuta, por të paktën ka pasur shenja përmirësimi. Në kuptimin që ekipi ka filluar të ndërtojë dhe të dijë se çfarë të bëjë me topin ndër këmbë. Milani doli nga presioni disa herë në mënyrë korrekte dhe me vetëdije. Ai filloi të zhvillonte lojën në anën e pasme, me vertikalizime dhe mbivendosje, diçka që nuk kishte qenë në gjendje ta bënte për një kohë të gjatë.

Kuqezinjtë arritën ta dërgojnë te goli përsëri sulmuesin Piatek. Në fund humbi, por në pjesën më të madhe për shkak të gabimeve individuale. Me pak fjalë, duket se makina filloi të lëvizte përsëri, sepse Milani ishte absolutisht i këndshëm për t’u parë. Kujdes vetëm në aspektin atletik! Në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, kur Juventusi shtoi presionin, u ndez drita e kuqe…

Besimi

Ky është aspekti, që i pëlqen më së shumti Gattusos. Milani zbriti në fushë pa ankth, pavarësisht nga niveli i kundërshtarit. Dhe për aq kohë sa kishte benzinë, kurrë nuk hoqi dorë nga të luajturit. Në minutat e fundit ka pasur shumë diskutime rreth aftësisë apo jo të kuqezinjve për të ushtruar presion të lartë ndaj kundërshtarëve. 58% i posedimit ishte në favor të Milanit në pjesën e parë. Edhe ky është një sinjal pozitiv.

Mbështetja e klubit

Ky nuk është momenti i deklaratave. Leonardo nuk kishte përdorur kurrë fjalë aq të rëndësishme, sa ato të fundit në adresë të trajnerit: “Ne zgjodhëm të vijonim përpara me Rino dhe jemi shumë të lumtur. Nuk kemi menduar kurrë ta ndryshojmë atë, ka një kontratë të gjatë dhe vazhdon. Do të ishte mirë nëse do të fitonim diçka me të në stol”. Kjo tingëllon shumë mirë. Edhe nëse rruga prej qershorit e tutje nuk është shumë e qartë për trajnerin kuqezi, në këtë moment mbështetja e klubit është publike.

Piatek

Polaku u takua me golin. Pas disa ndeshjeve “agjërim”, sulmuesi doli sërish në skenë për Milanin. Në Torino shënoi dhe iu afrua rrjetës së kundërshtarit dy herë të tjera. Që kur erdhi te kuqezinjtë, ai ka shënuar më shumë se pjesa tjetër e skuadrës: 10 gola kundër 9 golave të shokëve të tij.

Tifozët

Të dielën, Milani njoftoi se për ndeshjen kundër Lazio (luhet të shtunën), janë shitur tashmë 52.000 bileta. “San Siro” po përgatitet ta shtyjë përpara “Djallin” në momentin më vendimtar të sezonit. Duke i luajtur në shtëpi të dyja sfidat me bardhekaltrit (kampionat dhe kupë), ky është një moment për t’u shfrytëzuar.