Kulturë Clint Eastwood, 90-vjetori i një monumenti

Clint Eastwood, 90-vjetori i një monumenti

Më 31 maj 1930 në San Francisko, lindi Clint Eastwood në botë. I biri i dy punëtorëve të thjeshtë që tani në prag të 90-vjetorit tij mund të quhet një monument që numëron qindra suksese ndër vite.

Eastwood u rrit duke u endur dhe në 10 vite të jetës, ndryshoi 10 shkolla. Kur prindërit e tij vendosën të ikin në Teksas, ai qëndroi në Kaliforni. Clint ishte i apasionuar pas muzikës dhe gjarpërinjve, më pas i lindi pasioni për aktrimin, prej të cilit u bë i njohur.

Me dëshirën për të spikatur, vështrimi magnetik dhe ecja dembel e kopjuar nga idhulli i tij Gary Cooper arriti të depërtojë në pjesë të vogla në disa filma të viteve 1950. Më pas ai u bë protagonist në serialin “The men of the prairie” nga ku mori dhe famën. Në xhirime ai diti të vjedhë disa sekrete të botës së televizionit dhe shumë shpejt u bë një personazh i njohur televiziv.

Ishte Sergio Leone, i cili besoi tek aktori Eastwood, pasi e refuzuan shumë aktorë të tjerë. Për ta përshtatur me personazhin “Njeriu pa emër” ai i vendosi një kapele dhe një puro tipike të Toskanës aktorit Clint, një rol i vështirë për një person që nuk e pëlqente aspak duhanin.

Aktori i ri në atë kohë nuk e dinte se nga ky rol të shenjohej karriera e tij e suksesshme ndër vite.

Këtë muaj ai mbush 90-vjeç dhe ka shumë role dhe suksese mbi supe, por për të gjithë ai do të kujtohet si Clint, i heshturi, i torturuari, ironiku “Njeriu pa emër”.