Aktualitet Çmendet abonenti në Kavajë, merr pistoletën dhe qëllon drejt punonjësve të OSHEE

Çmendet abonenti në Kavajë, merr pistoletën dhe qëllon drejt punonjësve të OSHEE

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kavaja ku një abonent ka hapur zjarr ndaj grupit të punës të OSHEE.

Gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin dhe verifikimin në terren të abonentëve, sot rreth orës 16.00, grupi i punës së OSHEE Drejtoria Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonetit Dritan K., i cili përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ngjarja ndodhi në Kavajë.

Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat. Sakaq, mësohet se është sekuestruar arma e zjarrit, çifte.