Bota COVID-19 ndikim rrënues në turizmin europian

COVID-19 ndikim rrënues në turizmin europian

Me 10% të PBB-së së Bashkimit Europian dhe me 27 milionë të punësuar, turizmi është një prej sektorëve kyç të ekonomisë së kontinentit.

Tashmë i prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri, profesionistët i tremben një vere shumë të keqe, edhe pse po përpiqen të përshtaten.

A do të ketë pushime verore?

Në Francë, destinacioni i parë turistik botëror, presidenti Emmanuel Macron theksoi se ishte ”ende shumë herët për të thënë nëse do të ketë pushime këtë verë”.

Komisioneri europian i ngarkuar me Tregun e Brendshëm, Thierry Breton theksoi se disa zona do të jenë të gjelbra për turistët dhe disa jo, në funksion të situatës shëndetësore.

Në mënyrë të përgjithshme, qytetarët dhe autoritetet do të bien dakord për pushime lokale.

“Do të jetë, në fillim, koha e ekstremitetit”, theksoi sekretari francez i Shtetit, Jean-Baptiste Lemoyne në fund të prillit.

Disa sondazhe vlerësojnë se pjesa më e madhe e francezëve planifikojnë të qëndrojnë në vendin e tyre për pushimet verore.

“Në Britaninë e Madhe, një furnizues i madh i turistëve në Europë, rezervimet për këtë verë kanë rënë shumë ndjeshëm”, theksoi një zëdhënës për ABTA, shoqata britanike e profesionistëve të udhëtimit.

“Ne po shohim një numër të caktuar destinacionesh në modë që kanë filluar të njoftojnë  planet për të ringjallur aktivitetin”, theksoi më tej ABTA duke shtuar se do të jetë e nevojshme që të ekzistojnë kushtet e duhura shëndetësore, në veçanti për të lejuar distancimin social.

Kjo vlen për sektorin e aviacionit që është prekur shumë gjithashtu nga mbyllja e kufijve.

“Europa do të duhet të vendosë për një plan Marshall për turizmin”, theksoi Thierry Breton.

“Njëzet e shtatë vendet e BE-së po negociojnë për një fond stimulues gjigant”, sipas komisionerit i cili përmendi vlerën e 1 000 deri 2 000 miliardë eurove.