Sport CR7, rikthehen emrat e mëdhenj dhe… Arsyet pse Pirlo mund ta mposhtë...

CR7, rikthehen emrat e mëdhenj dhe… Arsyet pse Pirlo mund ta mposhtë Interin

Është e vërtetë, ne jemi pothuajse në mes të janarit, por java e kampionatit italian, e zhvilluar në fundjavë, ishte e 17-ta. Kjo do të thotë që secila skuadër ka ende nga dy ndeshje të paluajtura në Serie A, përpara se të mbyllë fazën e parë. Ndoshta ndeshja më e pritur, së bashku me derbin e Romës, është sigurisht Inter-Juventus. Një udhëkryq shumë delikat dhe i nxehtë në të njëjtën kohë, një “semafor” themelor për të dyja skuadrat që ndjekin Milanin kryesues në garën e titullit. Këtë sezon skenarët ndryshojnë vazhdimisht, por, disa ditë para ndeshjes së madhe në “San Siro”, Gazzetta dello Sport ka analizuar se çfarë lloj faktorësh do të jenë në favor të bardhezinjve, në një përballje që premton të jetë shumë e ekuilibruar.

CR7 – Gjithmonë duket paksa e qartë, por nuk mund të shtiremi sikur portugezi nuk është vendimtar. Edhe kundër Sassuolo, në një ndeshje të luajtur shumë keq, Cristiano Ronaldo arriti të mbyllë mbrëmjen me emrin e tij në listën e shënuesve, siç ka ndodhur tashmë 19 herë këtë sezon, 15 herë në kampionat. Këtij fakti i duhet shtuar se, kur nuhat ndeshjen e madhe, kampioni nga Madeira ndizet. Këtë e tregojnë: dopieta në Romë dhe Barcelonë, ​​golat kundër Lazio dhe Sassuolo. Deri më tani, ai ka kursyer vetëm Lazio dhe Milanin, por mesatarja është 6 gola në 6 ndeshje direkte.

KUR LOJA VËSHTIRËSOHET… – Duke folur për ndeshje të mëdha, Juventusi i Andrea Pirlos nuk ka gjasa të gabojë këtë sezon. Kjo nuk ndodhi në shtëpi kundër Barcelonës dhe në javën e dytë të kampionatit kundër Romës (mori një barazim), por ndeshjet e tjera pamë qëndrim pozitiv dhe luftarak nga bardhezinjtë. Edhe në dy barazimet u vërejt kjo qasje. Ndaj Lazio, ekipi luajti një ndeshje të shkëlqyeshme dhe më pas e hodhi avantazhin në erëra në kohën shtesë; ndërsa me Atalantën kishte luajtur të paktën në të njëjtin nivel, madje edhe pa shkëlqim, në prani të një formacioni zakonisht shkatërrues.

KTHIMET – Në një situatë të përgjithshme emergjente, me infermierinë plot, në funksion të mbrëmjes së të dielës, Juventusi mund të rikuperojë disa lojtarë kryesorë, shumë të çmuar në ndeshjet e këtij lloji. Nuk do të jenë De Ligt dhe Dybala, por McKennie dhe Chiesa; të dy në formë të shkëlqyeshme. Ata duhet të luajnë, edhe nëse nuk janë 100%. Përveç kësaj, ndeshja e nesërme në mbrëmje, në Kupën e Italisë, kundër Genoa, do të shërbejë si provë ngrohjeje për Giorgio Chiellini, titullar i mundshëm, dhe Alvaro Morata. Sidomos referuar mungesave të përmendura më lart, dy lojtarët e kthyer do të jenë të domosdoshëm për Pirlo. Atyre mund t’iu shtohen Alex Sandro dhe Cuadrado, në dalje të mundshme nga pozitiviteti i koronavirusit.

TRENDI – Nëse përjashtojmë goditjen shumë të rëndë ndaj Fiorentinës, jo e papërfillshme, por e rastësishme për shkak të mënyrës në të cilën erdhi, Juventusi ka rilindur nga suksesi rrëzëllitës 3-0 në “Camp Nou”, ndaj Barcelonës. Nga ai 8 dhjetor erdhi barazimi kundër Atalanta dhe disfata kundër vjollcëve, por mbi të gjitha sukseset me Genoa, Parma, Udinese, Milan dhe Sassuolo. Dhe pak më parë, fitorja e çmuar në derbin e Torinos. Nga fillimi i dhjetorit e tutje (kthimi 2-0 në Dinamo Kiev gjithashtu) janë siguruar 8 suksese në 10 ndeshje. Në tre muajt e mëparshëm, ato kishin qenë vetëm 6 suksese, me 1 humbje dhe 5 barazime. Bardhezinjtë do të bëjnë çmos që të mos e prishin këtë seri pozitive, veçanërisht pasi në anën tjetër të fushës kanë rivalë të jashtëzakonshëm, me ngjyrat zikaltër.