Sport Darka e fundit! Messi dhe Suarez “kapen mat” në restorantin luksoz të...

Darka e fundit! Messi dhe Suarez “kapen mat” në restorantin luksoz të Barcelonës

“El Chiringuito de Jugones” ka arritur të fotografojë Messin dhe Luis Suárez në dalje të një restoranti të famshëm luksoz në qytetin e Barcelonës, ku ata kishin darkuar së bashku. Argjentinasi dhe uruguaiani, të cilët dolën me makinat e tyre përkatëse, u takuan si miq për kokë që janë. Nuk dihet me saktësi nëse kjo ka qenë darka e tyre e fundit si lojtarë të Barçës. Kjo është fotoja e parë i Leos, pas “bombës” që shpërtheu të martën, ditën e “burofax” që kapiteni i dërgoi Barcelonës, duke i njoftuar vendimin e tij për ta lënë ekipin e jetës falas, që këtë verë.

Kështu e ka mbyllur Messi ditën e dytë, pas lajmeve që tronditën Barcelonën. Miku i ngushtë, Suarez, e ka marrë tashmë lajmin e keq nga Ronald Koeman se nuk është në planet e tij për sezonin e ri. Uruguajani qe i pari, që u njoftua nga trajneri i ri për procesin e domosdoshëm të rinovimit të Barçës. Pikërisht, ai vendim është një nga arsyet e shumta që Leo të largohet nga skuadra katalanase, ndërsa Manchester City ka marrë epërsinë për të nënshkruar argjentinasin.

Megjithatë, sipas asaj që thonë mediat në Argjentinë, qëllimi i kapitenit është të paraqitet për t’u stërvitur me Barcelonën, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Pas turpërimit 8-2 ndaj Bayern Munich në Champions dhe “burofax”, Messi ende nuk ka folur. Imazhi i tij i parë, mbas kërkesës për largim, është siguruar nga “El Chiringuito”. Çfarë është më e mirë për të sesa të takohet me Luis Suarez, mikun e zemrës, për t’i treguar gjithë të vërtetën dhe atë që ndjen, teksa ka vendosur të hapë një derë të re, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar ta trokasë…