Sport De Rossi, debutim me gol me Boca Juniors, por ekipi i tij...

De Rossi, debutim me gol me Boca Juniors, por ekipi i tij eliminohet

Lavdi dhe trishtim për Daniele De Rossin. Në minutën e 28-të u duk sikur ish kapiteni i Romës kishte bërë debutimin perfekt me fanellën e ekipit të tij të ri, Boca Juniors.

Italiani kishte përfituar nga një kros perfekt nga goditja e këndit, dhe me kokë kishte shënuar golin e avantazhit kundër Almagros në ndeshjen e vlefshme për kupën e Argjentinës. Më parë, i ishte anuluar edhe një gol për pozicion jashtë loje.

Por festa për debutimin e tij në futbollin argjentinas u prish pak minuta pasi la fushën  e lojës. Pikërisht zëvendësuesi i tij Campuzano gabon një top në mënyrë foshnjarake duke i lënë mundësi ekipit kundërshtar i kategorisë së dytë të barazoj.

Pa pasimet e sakta të italianit, që kishte marrë mesfushën në dorë, gjigantët argjentinas humbin koordinatat dhe nuk arrijnë më të shënojnë, madje eliminohen në mënyrë të bujshme pas penalltive.

Mesfushori ish-kampion i botës i tregoi të gjithëve që mund t’i japë ende shumë futbollit, por sigurisht nuk  i ka sjell shumë fat ekipit të ri.