Politika Deklarata e Dhomës Amerikane/ Reagon Basha: Korrupsioni i qeverisë po pengon investimet...

Deklarata e Dhomës Amerikane/ Reagon Basha: Korrupsioni i qeverisë po pengon investimet e huaja

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Lulzim Basha e konsideroi korrupsionin si pengesën kryesore të investimeve të huaja në Shqipëri dhe bëri përgjegjëse qeverinë për këtë situatë.

Kryetari i PD-së, Basha vlerësoi si realist konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas tij, se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tone.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha.