Sport Deklarata prekëse e Ramsey pas akordit me Juventusin

Deklarata prekëse e Ramsey pas akordit me Juventusin

Deklarata prekëse e Ramsey pas akordit me JuventusinAaron Ramsey ka falënderuar tifozët e Arsenal me një deklaratë prekëse pasi ka konfirmuar se do t’i bashkohet Juventusit në verë.

Mesfushori uellsian do të bëhet lojtari i tetë më i paguar në botë pasi do të transferohet te kampionët e Serie A për një rrogë 450,000 euro në javë, për katër vite.

Siç mund të keni dëgjuar, kam firmosur një para-kontratë me Juventus.

Doja t’i dërgoja një deklaratë personale tifozëve të Arsenal, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur.

Më mirëpritët kur isha akoma adoleshent dhe keni qëndruar pranë meje gjatë gjithë këtyre viteve në klub.

Largohem me zemër të rënduar pas 11 viteve në Londrën veriore. Faleminderit.”

Ai shtoi: “Do të vazhdoj të jap 100% për skuadrën deri në fund të sezonit, përpara se të nisem për kapitullin tim të ri tek Juventus.”

Mbrëmjen e sotme klubi i Juventusit ka njoftuar edhe zyrtarisht arritjen e akordit për të transferuar mesfushorin uellsian Aron Ramsey në Torino, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.

Ndonëse prej kohësh ishte pranuar arritja e marrëveshjes, sot klubi bardhezi ka njoftuar se ka arritur një akord me futbollistin, pasi palët kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi për 4 vitet e ardhshme.