Bota Deklaratat raciste, miratohet rezoluta kundër Trump

Deklaratat raciste, miratohet rezoluta kundër Trump

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve ka votuar për të dënuar Presidentin Donald Trump pas një sërë sulmesh që kishin për qëllim katër kongresmene me ngjyrë.

Rezoluta denoncoi “komentet raciste të Trump që kanë legjitimuar frikën dhe urrejtjen ndaj amerikanëve të rinj dhe njerëzve me ngjyrë”. Trump u ngarkua me akuza për racizëm dhe ksenofobi pasi u tha disa anëtarëve të kongresit të largoheshin nga vendi.

Pas kritikave të ashpra, Presidenti ka shkruar në Twitter: “Nuk kam një kockë raciste në trupin tim!”

Debati i së martës në Dhomën e dominuar nga demokratët ishte shumë polarizuese, pasi republikanët këmbëngulnin se vetë vota ishte një shkelje e normave. Dënimi për deklaratat e Trump kaloi me 240 vota pro ndërsa kishte 187 kundër. Katër republikanë dhe i vetmi ligjvënës i pavarur i Dhomës, Justin Amash, u bashkua me të gjithë 235 demokratët që miratuan rezolutën.

Trump nuk i ka përmendur në mënyrë eksplicite gratë – të katërta prej të cilave janë qytetare të Shteteve të Bashkuara, por konteksti bëri një lidhje të qartë me katër kongresmenet demokrate, të cilat njihen si “Skuadra”.