Bota Del VIDEO/ Si u krye “grabitja e shekullit” në Gjermani

Del VIDEO/ Si u krye “grabitja e shekullit” në Gjermani

Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve që gjatë natës realizuan atë që quhet “grabitja e shekullit” në muzeun Dresdenit ku u vodhën stoli me vlerë mbi 1 miliard euro.

Grabitësit u futën në muzeun “Grüne Geëölbe” – “Kasaforta e gjelbër”, në Dresden në orët e para të mëngjesit dhe vodhën bizhuteri që dikur i përkisnin ish-sunduesit të Saksonisë, Augustus II.

Sipas Policisë ata kanë arritur të shkëpusin energjinë elektrike duke çaktivizuar sistemin e sigurisë brenda në muze.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike që nuk çmohen, por që mund të arrijnë deri në 1 miliard euro. Kjo është edhe grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot.