Kuriozitete Demokracia! Amerikanët zgjedhin një dhi për kryetar komune

Demokracia! Amerikanët zgjedhin një dhi për kryetar komune

Në një Amerikë të ndarë politikisht, qytetarët vendosën të zgjedhin një kafshë në vend të njerëzve.

Pra, në qytetin e vogël të Fair Haven, me vetëm 2,500 banorë në shtetin e Vermontit, njerëzit vendosën të zgjedhin një dhi për kryebashkiak.

Dhia me emrin Lincoln, ka fituar para 15 kandidatëve të tjerë, kryesisht qen dhe mace të shumta, shkruan portali NDTV.com.

Fair Haven zyrtarisht nuk ka një kryetar bashkie, dhe funksioni i menaxherit kryesohet nga Joseph Gunter.

Gunter lexoi në gazetë se fshati Omena në shtetin e Miçiganit zgjodhi një mace për zyrtarin kryesor. Kjo i dha atij idenë e organizimit të zgjedhjeve në qytetin e tij, me qëllim të grumbullimit të fondeve për ndërtimin e sheshit të lojërave.

Vetëm 53 vetë erdhën në votime, dhe dhia Lincoln fitoi me 13 vota.