Sport Dënime shembullore për protagonistët e sherrit në Ballsh

Dënime shembullore për protagonistët e sherrit në Ballsh

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar në mënyrë shembullore protagonistët e dhunës në ndeshjen Bylis-Laçi.

Disiplina ka dënuar me 10 ndeshje pezullim futbollistin Nuabueze të Laçit dhe po me 10 ndeshje edhe futbollistin e Bylisit, Xhoi Carkanji.

Ndërkohë është dënuar me 9 ndeshje pezullim nga aktiviteti edhe zyrtari i klubit ballshiot, Ermal Hasimaj.

Futbollistët e dënuar ishin protagonistë të një sherri masiv midis skuadrave të Bylisit dhe Laçit që ka ndodhur në stadiumin e Ballshit këtë fundjavë.

Ka qenë minuta e 56′ në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore, kur Nuabueze i Laçit pasi u konfliktua fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht me lojtarët kundërshtarë, ku nga të dy palët u lëshuan grushte dhe shkelma.