Aktualitet Detaje nga ekzekutimi i të riut në Vlorë, tre plumba në kokë,...

Detaje nga ekzekutimi i të riut në Vlorë, tre plumba në kokë, makina në pronësi të një vajze

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me armë zjarri i një të riu, brenda një makine në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Viktima është gjetur brenda një automjeti tip Fiat i cili dyshohet se i përket një vajze nga Tirana.

Trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar policinë. Nga kqyrja e parë e viktimës është konstatuar se i riu është qëlluar me 3 plumba në kokë, ndërsa në automjet nuk kishte asnjë dokument identifikimi.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.