Aktualitet DETAJET/ Vritet pronari i një televizioni në Lezhë. Dy vite më parë...

DETAJET/ Vritet pronari i një televizioni në Lezhë. Dy vite më parë i vranë vëllanë në Itali

Kastriot Reçi

Në qendër të qytetit të Rrëshenit është vrarë me armë zjarri 47-vjeçari Kastriot Reçi.

Ai është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar përpara lokalit të tij.

Reçi është pronar i një televizioni lokal në Lezhë. Janë ende të paqarta motivet, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.

Në hyrje–daljet e qytetit janë ngritur postblloqe policie në përpjekje për të ndalur autorët.

Dy vite më parë viktimës i kanë vrarë vëllain në një atentat në Romë të Italisë.