Aktualitet Devijoi projektin, hetim firmës së ndërtimit të Lungomares në Vlorë

Devijoi projektin, hetim firmës së ndërtimit të Lungomares në Vlorë

Policia nis procedimin penal ndaj firmës së ndërtimit që ka kryer punimet për ndërtimin e shëtitores të vijës bregdetare Lungomare.

Shkak për këtë është bërë krijimi i disa degëzimeve dhe hyrje-daljeve në disa objekte, duke devijuar projektin, gjë që sipas policisë, bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Procedimi nisi pas hetimeve intensive të specialistëve të Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Policia ka filluar procedimin penal ndaj një firmë ndërtimi për shpërdorim detyre!

 Specialistët e Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë/firmës së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë.