Aktualitet Dhuna në Maliq, çifti i bashkëshortëve akuzojnë dy vëllezërit, vëzhgues të PD

Dhuna në Maliq, çifti i bashkëshortëve akuzojnë dy vëllezërit, vëzhgues të PD

Kanë dalë pamjet e dhunës ndaj çiftit në Maliq.

Burrë e grua janë shfaqur të gjakosur duke lënë qendrën e votimit në fshatin Vashmi të Maliqit, ndërsa akuzojnë për dhunën vëzhguesit e PD-së, që janë djemtë e kryeplakut të fshatit.

Sipas dëshmisë, sherri kishte nisur pasi dy vëllezërit vëzhgues nuk kishin lejuar personin e dhunuar të shoqëronte të ëmën e verbër që të votonte.

Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital e më pas kanë shkuar të bëjnë kallëzimin në polici.

Kjo është ngjarja më e rëndë e regjistruar deri tani në procesin zgjedhor në juglindje të vendit.