Shtatë persona janë arrestuar dhe të paktën 30 janë plagosur si pasojë e protestave të dhunshme në sheshin Sintagma në Athinë kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.
Sipas autoriteteve rreth 300 ekstremistë morën pjesë në sulmet ndaj policisë.
Ndërsa numri i protestuesve përpara parlamentit grek ishte rreth 60 mijë.
Nga radhët e policisë raportohet se u plagosën 25 efektivë.
Grupet e protestuesve hodhën sende të forta dhe lëndë plasëse ndaj policisë, ndërsa këta të fundit përdoren gaz lotsjellës dhe shkopa gome.
Protesta u zhvillua përpara votimit në Parlament të marrëveshjes, e cila nuk dihet nëse do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të kryeministrit Aleksis Tsipras.