Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 7 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me armët shqiptare dhe domethënien e tyre tek populli ynë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Armët shqiptare
“Shqiptarët, racë luftëtarësh, kanë pasur gjithmonë shijen e armëve të bukura. Dikur, ishte një dhuratë e madhe për një pasha nga Shqipëria nëse ju ofronte një palë pistoleta. Ju ishit shoku i tij më i mirë nëse ju kishte dhuruar një shpatë. Ali Pashë Janina (Tepelena), nëse kujtohemi mirë, zotëronte atë të Khanit të madh të Krimesë, Selim Surajit (Souraï).
Ai ia dërgoi atë Napoleonit, më 1806, me këto fjalë: “Ajo nuk mundi të ruajë nga rusët shtetet e zotërisë së saj të parë: Unë po ia dërgoi njeriut që mori hak aq mirë për Austerlitzin.”
Ne nuk e dimë se çfarë është bërë me shpatën. Por shpata të tjera që ai kishte sjellë vitin në vijim në Tilsitt gjenden në familjet e disa gjeneralëve apo marshallëve të Perandorisë.
Një nga koleksionet më të bukura parizianë të armëve shqiptare është ajo e senatorit Justin Godard.”
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania