Aktualitet “Disa do të gëzohen dhe disa do të trishtohen”/ Ja si do...

“Disa do të gëzohen dhe disa do të trishtohen”/ Ja si do të jetë moti javën e ardhshme

“Disa do të gëzohen dhe disa do të trishtohen”.

Për ata që sapo kanë nisur pushimet planet nuk do të shkojnë sipas parashikimeve, pasi temperaturat do të ulen 5-6 gradë. Ndërsa për të tjerët ky është një lajm i mirë sepse nuk do e ndjenë dhe aq shumë vapën.

Sipas Meteoalb, mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane drejt ishullit të Siçilisë dhe brigjeve tuniziane.

Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore më të freskëta nga Europa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet që qarkullimi i masave ajrore në Ballkan të jete drejtpërdrejt nga Europa Veriore.

Në këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjellë një rënie të temperaturave, me të paktën 5 gradë C.