Sport “Disa lojtarë nuk luftojnë për fanellë”, Neymar “hakmerret” ndaj presidentit Al-Khelaifi

“Disa lojtarë nuk luftojnë për fanellë”, Neymar “hakmerret” ndaj presidentit Al-Khelaifi

L’Equipe raportoi disa ditë më parë se në kontratën e Neymar me PSG ekziston një klauzolë që i mundëson sulmuesit brazilian ta rinovojë automatikisht deri në verën e vitit 2027.

Le Parisien shkruan se 30-vjeçari e ka shfrytëzuar këtë mundësi pavarësisht vullnetit të klubit francez që e ka nxjerrë në merkato. Neymar përfiton rreth 30 milionë euro në sezon te kampionët e Ligue 1.

Raporti i tij me presidentin Al-Khelaifi nuk është më i mëparshmi, sidomos pas fjalëve të kreut të klubit që e “thumbonte” duke deklaruar se ka lojtarë që nuk luftojnë për fanellën.

Pavarësisht rinovimit automatik, Neymar mund të transferohet në Premier League, aty ku e kërkon Chelsea. Gjithsesi, operacioni i blerjes së lojtarit brazilian është tepër i komplikuar.