Kryesore Do të jetë kandidati i Berishës në Shkodër, Spahia: Nuk e diskutoj...

Do të jetë kandidati i Berishës në Shkodër, Spahia: Nuk e diskutoj fitoren më 6 mars

Bardh Spahia është kandidati i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 6 marsit për Bashkinë e Shkodrës, pasi mori më shumë vona në primaret e së dielës.

Pasi u zyrtarizua si kandidat, Spahia u shpreh se nuk e vë në diskutim fitoren, ndërsa theksoi se do të punojë për bashkimin e të gjithë demokratëve.

“Dua të falënderoj të gjithë personat e impenjuar në këtë ditë kaq të jashtëzakonshme për demokracinë shqiptare. Për herë të parë në Shkodër, PD aktivizoi një prej aksioneve më demokratike të realizuara në politikën shqiptare. Kam bindjen se kjo traditë do të vazhdojë në PD. Mendoj se ky shembull, që fillon nga Shkodra, më bën të ndihem krenar, siç duhet të ndihet çdo qytetar i Shkodrës për këtë pjesëmarrje historike.

Fitorja nuk diskutohet. Do të fitohet nga demokratët e vërtetë. Qëllimi im kryesor është të bëjë maksimumin që të përmirësojmë jetën e qytetarëve të këtij vendi.

Objektivi im kryesor do të jetë bashkimi i të gjithë demokratëve”, tha Bardh Spahia.