Bosi i familjes, Vito Genovese, pasi emigroi në Amerikë në vitin 1913, filloi karrierën e tij kriminale në fund të Luftës së Parë Botërore duke punuar në shërbim të Joe Masseria, me bosë të kalibrit të Lucky Luciano, Meyer Lansky dhe Frank Costello.
U kthye në Itali në moshën 40-vjeçare, në vitin 1937.
Gjatë pushtimit ushtarak amerikan ai luajti rolin e përkthyesit të kolonelit Poletti të ushtrisë amerikane. Gjatë kësaj periudhe ai jetoi në rajonin e Nolas, provincë e Napolit, ku i lëshonte monedha argjendi turmës. Ai gjithashtu financonte festat në vendin e tij.
Vitet e para
Pas emigrimit nga Napoli, Genovese nisi karrierën e tij në Mafia, duke i shërbyer bos-it të New Yorkut, Giusepe Masseria, gjatë viteve të para 1920.
I përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme dhe grabitje me dhunë, aseti më i vyer i Genoveses ishte gatishmëria për dhunë.
Charles Luciano “Lucky” (Fatlumi) ishte një bashkëpunëtor i hershëm i Genoveses. Ky bashkëpunim zgjati 40 vjet deri në vdekjen e Lucianos.
Ata filluan së bashku si fëmijë në “llumrat” e New Yorkut. Genovese mendohet të ketë qenë vrasësi i Gaetano Reinas, vrasja e të cilit ishte shkaku i Luftës Catellammarese.
Në prill 1931, gjatë pjesës më të përgjakshme të luftës, Luciano organizoi tradhtinë dhe vrasjen e Masserias. Genovese ishte një nga katër vrasësit e punëdhënësit të tij. Më vonë, po atë vit, Luciano organizoi vrasjen e Salvatore Marnzanos, fitues i luftës së gangsterëve.
Tashmë Luciano ishte shefi i familjes kriminale Luciano dhe Genovese zëvendësshef.
Megjithatë në 1936, Luciano u dënua për aktivitete të jashtëligjshme dhe u burgos duke lënë Genovesen si shefin e familjes. Në 1937, Genovese u akuzua për vrasjen e Ferdinand Boçia në 1934. Për të shmangur burgun, Genovese u arratis në Itali dhe u qëndroi në qytetin Nola afër Napolit.
Kështu, ai u bë një nga pjesëtarët e Ushtrisë së Qeverisë Amerikane për Territoret e Pushtuara (AMGOT) dhe një nga punëtorët më të besueshëm.
Vito Genovese (“Don Vito”) mori familjen nën kontroll, të cilën ai e ripagëzoi me emrin e tij, siç njihet dhe sot, gjithashtu tentoi të merrte kontrollin e Komisionit në 1957.
Në të njëjtin vit, ai organizoi dhe mori pjesë në jo të famshmen Apalachin Meeting, një konventë me mbi 100 shefa të pushtetshëm të Mafias nga çdo cep i Amerikës. Takimi u gjurmua nga Policia e Shtetit dhe Genovese dhe të tjerët u fshehën në pyll dhe shpëtuan. Shumë nga pjesëmarrësit, të cilët tentuan të largoheshin, u arrestuan. Akuzat për ta u formuluan pak ditë më vonë. Genovese, i cili ishte i apasionuar pas “shkollës së vjetër” të formimit të gangsterëve, përveç forcës që përdori për të arritur qëllimet e tij, ai eliminoi këdo që e shihte si rival. Kjo u bë rënia e tij dhe ai u dënua me 15 vjet burg për akuza për lëndët narkotike në 1959.
Genovese, i cili ishte Don-i i fuqishëm i New Yorkut, u eliminua si rivali i shefit të familjes kriminale Gambino, Carlo Gambino, i cili, pas gjykimit dhe burgimit të Genoveses, ishte tashmë anëtari më i fuqishëm i komisionit dhe u vetëshpall “Kryetar i Komitetit”.
Genovese ishte “pre” e një marrëveshjeje të fshehtë nga Gambino, Charlie Luciano, “Lucky”, Tommy Lucchese dhe Frank Costello, me qëllim bllokimin e çdo përpjekje të tij për të marrë kontrollin mbi Komisionin.
Përgjatë burgimit, Genovese, dhe “ushtari” i familjes Joseph Valachi, “Joe Cargo”, filluan të silleshin shumë çuditshëm. Familja e Valachit kishte një trashëgimi të sëmundjeve mendore, dhe si pasojë ai u bë shumë mosbesues, duke menduar se Genovese do e tradhtonte atë te autoritetet, në këmbim të një lehtësimi në dënimin e tij.
Valachi pretendonte se Genovese i dha atij të quajturën “Puthja e vdekjes” (që do të thoshte puthja e fundit para se një person të vritej), e cila e bëri shumë revoltues dhe, për shkak ai brutalisht vrau me çibuk një shok në 22 qershor 1962, të cilin e ngatërroi për Joseph DiPalermo, “Joe Beck”, që e mendonte si të dërguarin e Genoveses për ta vrare atë (Valachin). Valachi u bë kështu anëtari i parë i familjes Genovese, si rezultat edhe i gjithë Mafias, duke shpallur dhe një ekzistencë dhe influencë mbi disa biznese legale në nevojë për ndihmë financiare dhe gjithashtu mbi aktivitete të jashtëligjshme shumë fitimprurëse.
Valachi bëri edhe emrin “Cosa Nostra”, një emër të shtëpisë tashmë. Valachi gjithashtu tregonte histori të Mafias që ishin të pazakonta, përderisa e vinte veten në qendër të shumë ndodhive të rëndësishme. Mbetet shumë dyshuese se si një rekrut fare i ri në moshë i Mafias, ai mund të ketë qene i pranishëm në gjithë ato ngjarje.
Kronikat flasin edhe për një bujari të madhe të Genoveses kundrejt kishës së vendit të tij. Genovese u burgos në vitin 1959 dhe vdiq në burg dhjet vjet më vonë.