Bota Donte të mbronte marinarët e tij, shkarkohet kapiteni i aeroplanmbajtëses bërthamore

Donte të mbronte marinarët e tij, shkarkohet kapiteni i aeroplanmbajtëses bërthamore

Aeroplanmbajtësja “Theodore Roosevelt”

E gjatë 330 metra, me një kapacitet mesatar prej rreth 5000 ushtarësh, aeroplanmbajtësja bërthamore  “Theodore Roosevelt” nga viti 1988 ka qenë krenaria e ushtrisë amerikane, protagoniste e pothuajse të gjitha krizave ndërkombëtare ku Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndërhynë.

Por këto ditë ajo është skena gjigante e një skandali pothuajse të paprecedent në ushtrinë amerikane, ku edhe një herë sfondi mbetet pandemia e koronavirusit.

Sekretari për Mbrojtjen Thomas Modly deklaroi se komandanti i i “Theodor Roosevelt”, ose TR siç e quajnë shkurt, kapiteni Brett Crozier, është shkarkuar nga drejtimi.

Por çfarë ndodhi?

Kapiteni Brett Crozier iu kishte shkruar drejtuesve të lartë të Pentagonit se duhet të merreshin vendime urgjente për të shpëtuar ushtarët. Por pas heshtjes së drejtuesve të lartë, letra përfundoi në dorë të gazetës “San Francisco Chronicle”, dhe nga aty në gjithë mediat amerikane.

Brett Crozier, kapiteni i “Theodore Roosevelt”

“Ne nuk jemi në luftë. Nuk ka nevojë që të vdesin marinarë. Në qoftë se nuk veprojmë tani, ne do dështojmë në përkujdesjen e asetit tonë më të çmuar, marinarët”, shkruhej në letrën e komandantit Crozier, pasi në aeroplanmbajtësen kishin filluar të përhapshin rastet e koronavirusit.

Javën e kaluar ishin raportuar tre marinarë, ndërkohë që pas pak ditësh numri i ka kaluar 100 ushtarakët, rreth 10% të të gjithë ushtarakëve amerikanë.

“Jam dakord me disa gjëra që thuhen në atë letër, bëri mirë që i tha. Por mënyra është totalisht e papranueshme”, deklaroi sekretari i mbrojtjes Modly, duke mos e bërë përgjegjës për letrën që përfundoi te gazeta “Francisco Chronicle”, dhe që u kthye në një ccështje ndërkombëtare, por se nuk tregoi “profesionalizmin e duhur”.

Aktualisht, personat e sëmurë dhe personeli tjetër jo i domosdoshëm ka zbritur në bazën e ishullit Guam në oqeanin Paqësor.

Aeroplanmbajtësja “Theodore Roosevelt”
Aeroplanmbajtësja “Theodore Roosevelt”
Aeroplanmbajtësja “Theodore Roosevelt”