Aktualitet Dorëhiqet para vettingut gjyqtari i “21 janarit” dhe i “Hakmarrjes për drejtësi”

Dorëhiqet para vettingut gjyqtari i “21 janarit” dhe i “Hakmarrjes për drejtësi”

Agim Bengo, gjyqtar i Gjykatës së Apelit, ka dhënë dorëheqjen.

Kërkesa e tij do të vendoset në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësor, ku në rendin e ditës është parashikuar “Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”.

Bendo ka dhënë dorëheqjen në prag të Vettingut dhe verifikimet për gjyqtarin kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, teksa do të dilte para KPK-së në muajin dhjetor.

Bendo ka patur në gjykim mjaft çështje të rendësisshme, si anëtar i trupit gjykues për “21 janarin”.

Procese të tjera të bujshme që ka gjykuar Bendo janë; Dosja e “Hakmarrja për Drejtësi”, si dhe anëtar i trupit gjykues në çështjen e Bankës së Shqipërisë.