Aktualitet “Drejtësi për Joy”, protestë për kenianen e vrarë barbarisht në Tiranë

“Drejtësi për Joy”, protestë për kenianen e vrarë barbarisht në Tiranë

Këtë të hënë në Tiranë u zhvillua një protestë para Prokurorisë pas vdekjes së 22-vjeçares keniane Joy Aoko.

Një grup njerëzish ishte mbledhur në kërkim të drejtësisë për vajzën e cila u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën ‘Pandeli Evangjeli’ në Tiranë.

22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “gjysmë koma”, e pavetëdijshme me 25 janar 2023.

Joy Aoko

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendon se ata janë në ndjekje të autorëve.