Aktualitet Drejtonin makinën nën efektin e drogës, 3 të arrestuar në Tiranë

Drejtonin makinën nën efektin e drogës, 3 të arrestuar në Tiranë

Tre drejtues mjetesh në kryeqytet janë vënë në pranga pasi gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore e Tiranës u evidentua se drejtonin makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Ata rezultuan pozitiv pas testimit me aparatin AquilaScan.

Të arrestuarit janë S. K. 31 vjeç, D. M. 32 vjeç dhe E. N. 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.