Sport Dreka e 4 super menaxherëve për strategjinë e luftës kundër FIFA-s

Dreka e 4 super menaxherëve për strategjinë e luftës kundër FIFA-s

Të hënën në mbrëmje, 21 janar 2020, katër prej menaxherëve të nivelit botëror janë takuar në një restorant në Londër, për të diskutuar mbi direktivat e reja të kërkuara nga FIFA, që dëshiron të kufizojë rolin (dhe të ardhurat) e agjentëve gjatë transferimeve të lojtarëve.

Në këtë simpozium londinez, në lagjen e “Mayfair”, ishin prezent Mino Raiola (menaxher i Ibrahimovic, Pogba, De Ligt, Verratti, Insigne dhe Haaland), Jorge Mendes (menaxheri i Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho, Joao Cancelo, Ederson, Bernardo Silva), Jonathan Barnett (menaxher i Gareth Bale, Saul Niguez dhe Jordan Pickford), si dhe David Manasseh.

Qëllimi i takimit ka të bëjë me rregullat e reja të FIFA-s, me katër menaxherët që po përgatiten për një betejë ligjore kundër institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror: Ata janë kundër kufizimit të komisioneve dhe përqindjeve që fitojnë nga tratativa të ndryshme dhe nga kontratat me të asistuarit e tyre.