Extra Dua Lipa postoi në Instagram disa foto kur ishte e vogël dhe...

Dua Lipa postoi në Instagram disa foto kur ishte e vogël dhe iu mori zemrën të gjithëve

Disa njerëz thjesht e meritojnë togfjalëshin “yll i lindur” dhe emri i parë që të vjen në mendje kur thuhet kjo shprehje: Është Dua Lipa.

Sot, përmes një postimi në Instagram, Dua u kthye shumë pas në kohë, kur ende nuk ishte shndërruar në fenomen, por ishte vajza më e vogël dhe më e bukur e klasës së saj.

“Në një nga netët e shfaqjes time në Londër. Shoqja ime e ngushtë e shkollës fillore më solli këtë album fotografik të mbushur me shkrepje që nëna e saj i ka bërë kur ishim fare të vogla. Unë kam qenë gjithmonë më e vogla nga gjithë moshatarët e mi”, shkruan Dua Lipa.

I njëjti shikim, të njëjtat tipare dhe po i njëjti shkëlqim që parashikon yllin që është sot.

Komentuesit duken po aq të entuziazmuar sa vetë Dua, por dy nga llojet më tipike të komenteve ishin:

“Nuk ka ndryshuar fare” dhe “Si ka mundësi që ishe më e vogla kur sot je kaq e gjatë?!”

Përgjigjen e kësaj të fundit me siguri nuk e di as Dua, por çfarë nuk ka nevojë për fjalë dhe pyetje është shkëlqimi prej artisteje në sytë e Duas së vogël që jo rastësisht sot shijon majat e suksesit.