Kulturë Dua Lipa sfidon të gjitha artistet botërore

Dua Lipa sfidon të gjitha artistet botërore

Nëse për shumë njerëz viti 2020 nuk ka qenë viti që kanë pritur, për Dua Lipën duket të jetë me të vërtetë viti i sukseseve, pasi vijon të thyejë rekorde.

Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj debutues tejkaloi shifrën e 1 miliard klikimeve në Spotify, duke e bërë 24-vjeçaren artisten e vetme femër me 3 këngë me mbi 1 miliard klikime: “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.

Mirëpo, në atë kohë u tha se ky rekord mund të thyhet së shpejt, kjo pasi edhe kënga “Don’t start now” ishte afër mbërritjes së 1 miliard klikimeve. Dhe si duket ky sukses nuk ka vonuar shumë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë në Instastory lajmin e madh me fansat, duke i falenderuar të gjithë.

“Ju dua shumë. Jam shumë e lumtur që ia dolëm të gjithë së bashku”, ka shkruar ajo.

Së shpejti, Dua Lipa do të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anëar Hadid.

Ndërkohë, para 2 ditësh Dua ka publikuar edhe videoklipin e ri “Hallucinate” pjesë e albumit të saj “Future nostalgia”, që po korr sukses.