Pirja e duhanit më shumë se një pako cigare çdo ditë rrit rrezikun e humbjes së aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe hije të ndryshme, ka zbuluar një studim i ri.
Një grup hulumtuesish nga Universiteti Rutgers në Shtetet e Bashkuara shqyrtoi 71 njerëz të shëndoshë që kishin pirë më pak se 15 cigare gjatë gjithë jetës së tyre dhe 63 njerëz që pinë të paktën 20 cigare në ditë dhe nuk kishin dëshirë ta linin duhanin. Studimi i publikuar në revistën “Psychiatry Research”, mori në shqyrtim persona të moshës ndërmjet 25 dhe 45 vjeç me shikim normal ose të korrigjuar.
Studiuesit zbuluan se aftësia e duhanpirësve për të dalluar kontrastin dhe ngjyrat ranë dukshëm në krahasim me jo-duhanpirësit, ndërkohë që kishte ndryshime të forta në aftësinë e tyre për të parë ngjyrat e kuqe-jeshile dhe blu-verdhë.
Studimi zbuloi gjithashtu se nikotina në cigare, e cila është një lëndë neurotoksik, ishte fajtori për humbjen e shikimit, duke dëmtuar enët e gjakut dhe neuronet në retinë.