Kryesore Dy ditë pasi SHBA shpalli të padëshiruar ish-kryeprokurorin Llalla, Tillerson takon ambasadorin...

Dy ditë pasi SHBA shpalli të padëshiruar ish-kryeprokurorin Llalla, Tillerson takon ambasadorin Lu

Dy ditë pasi firmosi vendimin për të shpallur person të padëshiruar për SHBA-të ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson është takuar me ambasadorin Donald Lu. Takimi është zhvilluar në Turqi, ku zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar dhe një takim me të gjithë ambasadorët e SHBA-ve që shërbejnë në vendet e Ballkanit.
Lajmin e ka konfirmuar vet Ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cila ka publikuar edhe një foto zyrtare nga ky takim.
“Gjatë vizitës në Ankara, Sekretari i Shtetit Rex W. Tillerson u takua me ambasadorin Donald Lu dhe ambasadorë të tjerë amerikanë që shërbejnë në Ballkan, Kaukazinë Jugore dhe Mesdheun Lindor. (Foto: Ambasada amerikane në Turqi)”, thuhet në komentin e ambasadës së SHBA-ve.