Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur në Buçimas të Korçës pasi është qëlluar me thikë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar Bexhet Hoxhallarin, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, Xhuljo Hoxhallari.
Ata dyshohen se pas debateve për arsye banale kanë qëlluar me thikë në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë.