Aktualitet Dyshohen për mitmarrje, nën hetim dy inspektorë policie

Dyshohen për mitmarrje, nën hetim dy inspektorë policie

Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku një person ka denoncuar me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuesi mjeti kryer nga 2 punonjës policie dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.

Nga veprimet hetimore, janë ngritur dyshime se punonjësit e policisë kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës ka referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për punonjësit e policisë:

– Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit  e Policisë.