Aktualitet Dyshohet se është përplasur nga një automjet, gjendet i pajetë një 42-vjeçar...

Dyshohet se është përplasur nga një automjet, gjendet i pajetë një 42-vjeçar në afërsi të Malit të Robit

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës.

Viktima, që u gjet në afërsi të Malit të Robit, është banues në Lushnje.

Nga veprimet e para, dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.