Basti kryesor për opozitën e majtë në Izrael është të shfaqet si një alternative realiste përballë kryeministrit jetëgjatë, Benjamin Netanyahu. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 17 shtatorit ofrojnë një mundësi tjetër për dy parti me një kurs të gjatë historik në skenën politike të vendit.
Nga njëra anë është Partia e Punëtorëve, ndërsa partia e majtë Meretz është e përfshirë në një koalicion të ri politik, të quajtur “Fronti Demokratik” në të cilin është protagonist një figurë e vjetër politike e Izraelit, ish-ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri Ehud Barak, i njohur për karrierën e gjatë ushtarake.
Partia e “lodhur” e Punëtorëve
Padyshim që “pacienti më i madh” i hartës politike të izraelit ka vite që është “Partia e Punëtorëve”. Partia historike e qendrës së majtë që pasoi partinë Mapai, e cila zgjodhi kryeministrin e parë të vendit, David Ben-Gurion, për dy dekadat e fundit nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë patogjenët e saj endogjenë dhe mungesën e figurave të suksesshme, të afta për t’a rikthyer në pushtet.
Që nga dhjetori i vitit 2018, dhe gjatë gjithë muajve që pasuan, ka pasur largime të drejtuesve të vjetër, ku më i fundit ishte drejtuesi i saj, Avi Gambai, i cili mori përgjegjësinë për humbjen e thellë në votimet e prillit të kaluar.
Rikthimi i Ehud Barak
Pas ndërhyrjeve të shumta publike, kryesisht përmes mediave sociale, ish-Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, gjenerali, Ehud Barak ka vendosur të futet në arenën politike. Në fund të korrikut 2019, u formua formacioni politik “Ha’Makhanehha’Demokrati”, me partinë e qendrës së majtë Meretz, që përbën bërthamën e tij.
Në mbështetje të Barak kanë dalë zëra autentikë të majtë. Në fjalimin e tij parazgjedhor ai parashtroi nevojën për të trajtuar korrupsionin dhe nepotizmin e Netanyahu, ndarjen e plotë të Fesë nga Shteti dhe rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve me palestinezët. në kontekstin e Marrëveshjes së Oslos për dy shtete.
Për Ehud Barak, zgjedhjet e ardhshme janë një bast i rëndësishëm, pasi rezultati i tyre do të përcaktojë nëse personaliteti i tij më në fund mund të qëndrojë me dinjitet në skenën politike pas vitesh mungesë. Në një nivel thjesht personal, Ehud Barak me të drejtë ka zgjedhur të mos përfshihet në borgjezinë institucionale të “Partisë së Punëtorëve”, e cila është edhe hapësira e tij natyrore ideologjike.
Ky partneritet i veçantë i Ehud Barak me “Fraksionin Demokratik” mund të parathotë qëllimin e tij për të qenë vetë një alternative pas zgjedhjeve dhe për të drejtuar një qeveri të koalicionit të qendrës së majtë. Sidoqoftë, profili social i Barak kërkon të promovojë kontraste me marrëdhëniet e forta që ai ka kultivuar me interesa specifike të biznesit brenda dhe jashtë Izraelit gjatë viteve të tij të abstenimit nga jeta aktive politike.
Nga ana tjetër, miqtë dhe kundërshtarët e tij nuk harrojnë se, kur ai ishte Kryeministër i vendit dhe gjatë bisedimeve me udhëheqësin e tij historik palestinez, Yasser Arafat, ai ishte i gatshëm të pranonte të ndante Jeruzalemin për t’a bërë pjesën lindore kryeqytet të shtetit të pavarur palestinez.