Aktualitet Jahti luksoz i braktisur pranë portit të Shëngjinit i përket një turku

Jahti luksoz i braktisur pranë portit të Shëngjinit i përket një turku

Një jaht luksoz është gjetur i braktisur nga policia kufitare e Shëngjinit.

Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord.

Mësohet se jahti ka dalë nga Portit i Tivatit në Mal të Zi dhe me pas nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personin që ishte në bord.

Ndërkohë që bëhet me dije se mjeti i përket një shtetasi turk, rreth 53 vjeç.

Aktualisht jahti është ankoruar në Portin e Shëngjinit për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejshme.